ShowBiz, Yjet

Dua Lipa duket për mrekulli në reklamën e kompanisë italiane “Patrizia Pepe”

Ajo arriti që të realizojë albumin debutues, ku edhe solli një prej këngëve hite botërore, “New Rules”, i cili po konsiderohet edhe himn për gjininë femërore.

Kënga që u publikua më shtatë korrik arriti që të shikohet mbi një miliard herë në YouTube, gjersa është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Por, Dua Lipa tashmë është bërë edhe një ndër fytyrat më të kërkuara dhe atraktive për brende të ndryshme veshjeve.

Ditë më parë kemi shkruar se këngëtarja jonë do të jetë pjesë e kampanjës së kompanisë Patrizia Pepe, e cila merret me aksesor, veshje dhe çante ndërsa bashkëpunon me Dolce & Gabanna, Marni, Roberto Cavalli dhe Prada.

Tashmë prishtinasja ka publikuar edhe videon reklamuese teksa shihet në vagonët e një treni ndërsa interpreton këngën “Bang, Bang”.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads