Home Magazina Dua Lipa, artistja më e suksesshme femër e vitit 2018 në Britaninë...

Dua Lipa, artistja më e suksesshme femër e vitit 2018 në Britaninë e Madhe

59
0
SHARE
Sukseset e këngëtareve shqiptare nuk kanë të ndalur.

Dhe tani, Dua Lipa vazhdon të na bëjë krenarë të gjithëve me punën dhe përkushtimin që ka ndaj muzikës, shkruan lajmi net.

Dje, ka qarkulluar në media se Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy artiset, këngët e të cilëve janë të dëgjuarat, ndërsa sot ju prezanton me suksesin e radhës.

Përmes një postimi të publikuar në Instagram, sipas Music News Facts, Dua Lipa është zyrtarisht artistja më e madhe femër e vitit 2018, në Britaninë e Madhe.

Lipa po ashtu ka 3 nga këngët më të shitura në Britani. “One Kiss”, me Calvin Harris është një nga këngët e para më të shitura.

E sa i përket performancave të saj, këngëtarja shqiptare shfaqet unike e rrethuar nga qindra dhe mijëra fansa që e përkrahin vazhdimisht.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of