Ballina, Kosovë, Lajme

DREJTORI I POLICISË PËR NGJARJEN E DJESHME: ËSHTË TRAGJIKE, POR NË TË NJËJTËN KOHË JEMI SHUMË KRENARË

Pas vizitës që ia bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për rastin tragjik të ditës së djeshme.

Qalaj ka thënë ngjarja e djeshme ka mundur të përfundojë më keq sesa me dy viktima, teksa është shprehur krenar që policia ka arritur t’i shpëtojë qytetarët, shkruan Insajderi.

“Fatmirësisht që kjo ka përfunduar me dy viktima. Ka mundur të jetë shumë më keq. Unë jam shumë krenar që policia ka arritur t’i shpëtojë qytetarët, të intervenojë me kohë. Në të njëjtën kohë jemi shumë të pikëlluar që njëri nga policët tanë është qëlluar dhe më vonë ka vdekë, mirëpo besoj se e ka kryer punën me heroizëm dhe ka bërë një punë shumë madhështore në shërbim të qytetarëve. Është tragjike, por në të njëjtën kohë jemi edhe shumë krenarë”, është shprehur Qalaj.

Pas tij, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se neser do të shpallet dite zie për shkak të vdekjes së policit gjatë intervenimit për parandalimin e grabitjes së djeshme në Istog.

Haradinaj ka folur   edhe për sigurin e policeve

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads