Home Jetë Doni të keni më pak dhimbje gjatë depilimit? Ndiqini këta hapa

Doni të keni më pak dhimbje gjatë depilimit? Ndiqini këta hapa

68
0
SHARE

Të gjitha vuajmë kur vjen puna tek depilimi.

Ani se është një proces i vazhdueshëm ai sjell po të njëjtat dhimbje.

Por ndoshta këto mënyra më poshtë mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar gjendjen.

Dushi:

Le të shijojmë një dush dhe një banjë të nxehtë disa orë para depilimit: do të zbusë qimet dhe do të zgjerojë poret, duke lejuar një depilim shumë më pak të dhimbshëm.

Pastaj vazhdojmë me një skrab; përveç se e bën lëkurën më të butë dhe eliminon qelizat e ngordhura, sjell në sipërfaqe qimet më të shkurtra në mënyrë që asgjë të mos na shpëtojë.

Estetistët e dinë mirë:

Një nga sekretet për depilimin e padhimbshëm është të zgjasësh dyllin në drejtim të rritjes, është më pak e dhimbshme.

Gjatë heqjes, qoftë profesionale ose i bërë vetë, frymëmarrja e duhur do t’iu ndihmojë të relaksoheni dhe të ndjeni më pak dhimbje.Mos hani drekë përpara se të depiloheni:

Pas drekës ose darkës rritet rrjedhja e gjakut për shkak të tretjes dhe gjithashtu edhe ndjeshmëria e lëkurës… dhe në vazhdim edhe dhimbja e depilimit!

Merrni disa orë relaks: jo palestër, kështu që mos u djersisni sepse është armiku i lëkurës së irrituar.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of