Home Lajme Dokumenti që dëshmon se Sali Berisha ishte pro autonomisë e kundër pavarësisë...

Dokumenti që dëshmon se Sali Berisha ishte pro autonomisë e kundër pavarësisë së Kosovës

116
0
SHARE

Ishte mesi i viteve ‘90 dhe në Kosovë po përgatitej nga Millosheviçi një nga masakrat më të përgjakshme.Është interesant të njihet ky do koment sekret i Shtëpisë së Bardhë i 25 viteve më parë ku bëhet fjalë për qëndrimin e Shqipërisë ndaj statusit të Kosovës.

Bëhet fjalë për një takim të ish-presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.

Krerët e Shqipërisë, sikurse tregon dokumenti, kanë qenë tepër konfuzë mbi statusin e Kosovës.

Sali Berisha deklaronte se njihte autonominë e Kosovës brenda Serbisë, ndërsa të tjerët, përfshi edhe kryeministrin Aleksandër Meksi, flisnin për pavarësi të Kosovës.

Në vijim, ja çfarë thuhet në dokumentin e deklasifikuar:

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM)Serbia:Shqipëria dhe Serbia janë të përfaqësuar në secilin nga kryeqytetet e tyre nga një i ngarkuar me punë. Çështja e Kosovës dominon marrëdhëniet e Shqipërisë me RFJ (Republikën Federative të Jugosllavisë. Shqipëria është i vetmi vend që njeh “Republikën e Kosovës” deklaruar nga përfaqësuesit e shumicës së shqiptarëve etnikë në këtë ish-krahinë autonome serbe.

Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë ka disa paqartësi në njohjen e saj. Berisha ka deklaruar se Shqipëria e njeh Kosovën si një entitet autonom brenda Serbisë. Të tjerët, përfshi Kryeministrin Meksi, kanë folur për pavarësinë e saj.>Në gusht, pas risistemimit të disa serbëve të Krajinës në Kosovë, ministri i Jashtëm Serreqi i shkroi Sekretarit të Shtetit duke theksuar se Qeveria e Shqipërisë “nuk do të jetë indiferente dhe nuk do të mbajë një qëndrim pasiv” në rast të një përhapjeje të mundshme të konfliktit në Kosovë.FYROM:Shqipëria dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë marrëdhënie të plota diplomatike. Marrëdhëniet midis dy vendeve priren të prishen ose të qetësohen në varësi të ngjarjeve që prekin shqiptarët etnikë në Maqedoni.

http://www.insajderi.com/wp-content/uploads/2018/09/dokumenti.jpg

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of