Ballina Lajme Kosovë Djali i Smajl Hajdarajt refuzon të ngushëllojë për vdekjen e Demaçit, thotë...

Djali i Smajl Hajdarajt refuzon të ngushëllojë për vdekjen e Demaçit, thotë se mllefi ndaj LDK-së, ka qenë i pakuptimtë

291
0
SHPËRNDAJE

Shpëtim Hajdaraj, djali i zyrtarit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka reaguar pas kritikave ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, për mospjesëmarrjen e zyrtarëve të kësaj partie në varrimin e Adem Demaçit.

Shpëtim Hajdaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mllefi ndaj LDK-së, ka qenë i pakuptimtë, duke shtuar se të gjithë e dinë se kush ka qenë në varrimin e Ibrahim Rugovës dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie.

“Sa për Ibrahim Rugovën , LDK-në , Ahmet Krasniqin , Smajl Hajdarajn, Xhemail Mustafën e plot e plot të tjerë , veprimtari Adem Demaçi do të jetonte edhe 1000 vite jetë (po ti jepte jetë Zoti), për qe do të ishin këta shkaktarë të mos jetesës së tij. Sot pashë mllef e nxitje të pashembullt nga “mediet” dhe analistë kundër LDK-së , sikur këta (mos e bë Zot) ta kishin vrarë bacën Adem. E kundërta ndodhi me shumë personalitete kombëtare. Ahmet Krasniqi u vra nja një muaj apo dy pas marrëveshjes në Oslo me bacën për bashkim e luftë të përbashkët shqiptarësh. E dimë të gjithë kush ka marr pjesë në varrim e kush jo”, ka thënë Hajdaraj.

Ai ka thënë se gjithashtu dihet se kush ka marrë pjesë edhe në varrimin e Ibrahim Rugovës, dhe kush e quante atë tradhtar.

“Ibrahim Rugova i kishte 3-4 tentim atentate , për shkak të veprimtarisë së tij politike , dhe fatmirësisht vdiq nga një vdekje natyrale (?) dhe të gjithë e dimë se kush ka marr pjesë në varrim e kush jo. Edhe kush e quante “tradhtar” para e pas vdekjes. Prapë heshtëm të gjithë, përfshirë edhe mediet nxitëse të përçarjes”, ka shkruar Shpëtim Hajdaraj.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments