Home Lajme Dizajneri i stemës së FSK-së: Nuk është e vjedhur, amerikanët e kanë...

Dizajneri i stemës së FSK-së: Nuk është e vjedhur, amerikanët e kanë marrë nga ne

21
0
SHARE

Krijuesi i stemës së FSK-së, Taulant Qerkini ka mohuar se modeli është vjedhur nga kompania e sigurimeve në SHBA, American Premium Security.

Kompania e Sigurimeve në SHBA me bazë ne Los Angeles, “American Premium Security” është themeluar në vitin 2003, dhe ka të njëjtën stemë të cilën e ka edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në media është duke u raportuar se stema e Ushtrisë së Kosovës është “vjedhur” nga një kompani e sigurimeve në SHBA.

Krijuesi i kësaj embleme, Taulant Qerkinin ka thënë për Lajmi.net se nuk është e vërtete që kjo stemë është vjedhur nga Kompania e Sigurimeve në SHBA, por ka thënë se ata e kanë vjedhur stemën nga FSK-ja.

“Kjo kompani e ka kopjuar prej FSK-së sepse, kjo stemë është e krijuar nga 2008-ta. S’ka shanca. Kompania, s’ka lidhje kur krijohet, çfarëdo kompanie, ribrendimi i logos gjithmonë bahet. P.sh: Dikush e bën logon edhe ka një logo që s’të pëlqen e mandej pas një kohe e bënë ribrendin. P.sh: FSK-ja e ka pasur me herët logot e tyre po na i kemi ribrenduar logot prapë”, ka thënë ai.

“Do të thotë është ribrendim, ridizajnim i logos, të gjitha kompanitë e bëjnë atë punë. Në këtë rast ka ni dikush prej dizajnereve që e kanë kontraktuar ata edhe ka hi ai në internet e ka pa si logo i ka pelqy edhe e ka kopjuar. Përndryshe nëse e sheh si simbol, kjo anash i ka këto vetëtimat e FSK-së i ka gjashtë vetëtima për arsye se janë gjashte yje të Kosovës, janë yjet që simbolizojnë nacionalitetin e vendit, te kjo i ka pesë, nëse i sheh është Private Securiti, nëse e sheh si ka zënë ato, pra ja ka heq një pjesë”, shtoi Qerkini.

Ai po ashtu ka thënë se këtë stemë e kanë krijuar për vendin, dhe sipas tij nuk ka shanse që ta marrin nga ndonjë vend tjetër

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of