Ballina Lajme Dimri i vonë deri në fund të marsit, në prill…

Dimri i vonë deri në fund të marsit, në prill…

327
0
SHPËRNDAJE

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vijojë të ketë prurje të mëdha.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë të larta, por do fillojnë të ulen në fundin e ditës së sotme.

Parashikimet e IGJEUM tregojnë ulje të niveleve dhe prurjeve në datat 24, 25, 26 dhe 27 Mars 2018. Pritet akoma rrezik i lartë nga përmbytjet në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohen prurje të larta në pjesët fushore të lumenjve.

RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) priten reshje të dobëta. Në një pjese të qarqeve ato do të jenë lokalisht mesatare. Në Vlorë mund të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 200 m, ndërsa në Jug deri në 600 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se këto nivele).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 12 °C

në vendet e ulëta: 3 / 12 °C

në vendet malore: -5 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri dhe në bregdet.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments