Home Receta Gatimi Dieta ushqimore që duhet të mbani në dimër sipas dietologes Bombaj

Dieta ushqimore që duhet të mbani në dimër sipas dietologes Bombaj

116
0
SHARE

Në stinën e dimrit, predispozita për të shtuar disa kilogramë rritet.

Kjo ndodh kryesisht për arsye se dita është më e shkurtër dhe na pëlqen të rrimë në kolltuk. Por, edhe vetë i ftohti e shton oreksin për kalori sepse një pjesë e tyre shërbejnë për të na ngrohur. Meny- ja e mëposhtme është një shembull se si mund të ulim kilogramët e tepërt duke u ushqyer me gjithçka na nevojitet për organizmin në këtë stinë:
Shembull ditor – 1800 kalori. Mëngjes: • 1 fetë bukë të zezë, gjizë dhe pak vaj ulliri• 1 portokall ose 2 mandarina• 1 lugë mjaltë +1/2 lugë kanelle
Paradite: 100ml kos pa yndyre• 1 banane• 1 çaj jeshil me limon
Drekë

• Sallatë me brokoli, lulelakër dhe karota• 150gr sardele furre me hudhra, rigon & nenexhik• 200gr oriz integral me spinaq & arra
Pasdite• 10 gështenja të pjekura• 30gr hallvasi• 1 çaj jeshil me limon
Darkë• Sallate jeshile, patëllxhan të pjekur, peshk ton• Fasule pllaqi me salce domatesh dhe majdanoz• 1 shegë
Para gjumit

• 1 gotë qumësht pa yndyrë + 2 lugë tërshërë• 1 kuadrat çokollate të zezë. Krahas ushqimit te ekuilibruar, duhet të merrni edhe vitaminë D nëpërmjet ekspozimit të përditshëm në diell, (të paktën në ditët kur ka diell)

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of