Ballina Jetë Astrologji Diell, det dhe dashuri; ja cilat janë shenjat më fatlume të korrikut...

Diell, det dhe dashuri; ja cilat janë shenjat më fatlume të korrikut sipas Merit Shehut

640
0
SHPËRNDAJE

Astrologia Meri Shehu zbuloi dje nga studio e Rudina Magjistarit shenjat më të favorizuara për muajt korrik-gusht 2018. Shehu tha se përgjithësisht gushti do të jetë më i qetë për të gjitha shenjat sesa korriku.

“Korriku është më i fortë, mbart shumë energji. Të gjithë diku nga pak ose shumë, do të prekemi nga eklipset dhe kundërshtimet e Marsit dhe Mërkurit. Marsi do të mbetet i kundërt deri nga shtatori ose tetori.” Shenja më e favorizuar për muajt korrik dhe gusht do të jenë Shigjetarët. “Janë një shenjë zjarri. U takon me ndriçimin e Diellit. Kanë verën më të bukur, do të udhëtojnë, do të jenë më romantikët, do të marrin vendime të rëndësishme, do të diskutojnë për çështje punësh. Mendoj që edhe mund të shpërngulen.” Renditja e plotë e shenjave më të favorizuara të muajve korrik dhe gusht sipas astrologes Meri janë:

Shigjetari

Ujori

Peshorja

Akrepi

Gaforrja

Luani

Dashi

Binjakët

Demi

Peshqit

Virgjëresha

Bricjapi

LEXO: Horoskopi ditor

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments