Botë, Lajme

Demokratët rikthejnë kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rikthyer kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve, duke e zgjedhur zyrtarisht Nancy Pelosin si udhëheqëse të njërit prej organeve më të larta të shtetit. Ajo mori 220 vota, 28 më shumë se kundërkandidati republikan, Kevin McCarthy.

Në momentin e numërimit të votave, demokratët shpërthyen në duartrokitje dhe shumë prej tyre e uruan dhe përqafuan përfaqësuesen e sapozgjedhur. Ajo kishte shërbyer edhe më herët në këtë pozitë në periudhën e viteve 2007-2011. “Kombi ynë ndodhet në një moment historik. Para dy muajsh, populli amerikan foli dhe kërkoi një agim të ri”, tha Pelosi në deklaratën e parë pas zgjedhjes në pozitën e re.

Në testin e parë pasi e morën zyrtarisht kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët e testuan pushtetin e tyre duke e kaluar legjislacionin për përfundim të mbylljes së pjesshme të qeverisë. Në këtë legjislacion është i përfshirë financimi i Departamentit për Siguri të Atdheut që parasheh dhurimin e 1.3 miliard dollarëve për siguri të kufirit, por që e lë anash kërkesën e Trumpit për financim të murit në kufi me Meksikën, shkruan “The Guardian”.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads