Ballina Lajme Kosovë Delegacioni kosovar; Veseli,Haradinaj,Pacolli dhe Limaj, shkelin hapsiren e kontrolluar nga serbia

Delegacioni kosovar; Veseli,Haradinaj,Pacolli dhe Limaj, shkelin hapsiren e kontrolluar nga serbia

282
0
SHPËRNDAJE

Delegacioni kosovar në krye me Presidentin e vendit Hashim Thaçi është nisur sot për në Bruksel për takimin e radhës të bisedimeve në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi.

Klan Kosova është duke përcjellur ekskluzivisht rrugëtimin e tyre ndërsa ka siguruar dhe një fotografi të momentit pak para se avioni të devijonte orientimin në destinacionin e paraparë.

Aty shihen duke biseduar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përballë tij Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe në anën e kundërt të tyre, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Zëvendësministri Fatmir Limaj.

Avioni i delegacionit kosovar për shkak të një pakujdesie nga ana e pilotit, ka devijuar rrugën duke hyrë për herë të parë me krerë të lartë shtetërorë në një territor, hapësirë e kontrolluar nga Serbia.

Ky incident ka përfunduar pa ndonjë telash pasi nga ana e Zëvendëskryeministrit Pacolli është vërejtur në kohë, se territori nuk ngjanë me destinacionin në të cilin ata kanë agjendën e paraparë, njofton Klan Kosova.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments