Ballina Lajme Kosovë Delawie, para votimit për demarkacionin, ua kujton deputetëve liberalizimin e vizave

Delawie, para votimit për demarkacionin, ua kujton deputetëve liberalizimin e vizave

299
0
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje edhe njëherë spektrit politik për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Delawie shkruan në Twitter se deputetët e Kosovës duhet të ndëgjojnë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për papunësinë dhe liberalizimin e vizave dhe duhet ta ratifikojnë Demarkacionin qysh sot.

“Raporti i KDI-së shfaq edhe një herë shqetësimet e rinisë Kosovare për papunësinë dhe liberalizimin e vizave. Deputetët e Kosovës duhet ta kalojnë Demarkacionin tani, dhe të tregojnë që janë duke ndëgjuar këto shqetësime serioze të qytetarëve të Kosovës” shkruan Delawie.

Ndryshe, sot në orën 16:00 Kuvendi do të mbajë seancën ku pritet të hidhet në votim ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments