Disney ka publikuar trailerin e dytë të filmit të shumëpritur Aladdin, duke treguar pamjen e parë të Will Smish si xhind – dhe fansat nuk janë të lumtur.
Përderisa Disney zbuloi fotografitë e para të Will Smith si xhind në dhjetor, traileri zbulon dukjen e plotë të kaltër të aktorit, direkt pasi del nga llamba magjike.
Traileri nis me papagallin e kuq të Jafar duke fluturuar lartë mbi shkretëtirë, bashkë me një pamje të vetë Jafar, transmeton Gazeta Express.
Tek Shpella e Çudirave, Jafar i thotë Aladdinit “ma sjell llambën”, përderisa Aladdin shfaqet me majmunin e tij të vogël Abu, ndërsa brenda shpellës fillon të shfaqet një dritë.
“Jeta jote fillon tani, Aladdin”, i thotë Jaffar, para se Aladdin të hyjë në shpellë. Traileri përfundon me skenën që të gjithë e prisnin, kur Aladdin fërkon llambën dhe një re e kaltër del nga ajo, duke marrë formën e xhindit (aktorit Will Smith).
Aladdin do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 24 maj. Shikojeni trailerin më poshtë:
Leave a Reply