Home Futboll Daniel Maldini po vazhdon dinastinë e Maldinive te Milani

Daniel Maldini po vazhdon dinastinë e Maldinive te Milani

97
0
SHARE

Në korrik, Daniel Maldini u bë gjenerata e tretë e familjes së Maldinit që veshi fanellën ikonike kuq e zi të AC Milanit.

Talenti 17-vjeçar debutoi në miqësoren parasezonale kundër Bayern Muenchenit, duke startuar për gjigantin nga qyteti i Milanos në Kansas City, ndërsa dy skuadrat ishin në një turne në SHBA, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Ai ka shkuar hapave të babait të tij të famshëm Paolo Maldini, i cili kishte fituar shtatë tituj të Serie A dhe pesë të Ligës së Kampionëve gjatë tri dekadave, duke nisur nga vitet 1980-të.

E duke shkuar më prapa, gjyshi i tij Cesare po ashtu luajti për Milanin në vitet ‘50 dhe ‘60, duke fituar katër herë ligën dhe një herë Kupën e Evropës.

Por ata të dy ishin mbrojtës, duke bërë çdo gjë në forcën e tyre për të ndalur kundërshtarët nga shënimi i golave.

Daniel, që luajti prapa sulmuesit polak Krzysztof Piatek dhe atij spanjoll Samu Castillejo në ndeshjen kundër Bayernit, është krejt tip tjetër lojtari.

Duke luajtur në pozitën e numrit 10, ai ofron shumë shpejtësi dhe gola. Ai ëndërron që të luajë për përfaqësuesen A të Italisë.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of