Home Futboll Cristiano Ronaldo e vazhdon rekordin e shquar

Cristiano Ronaldo e vazhdon rekordin e shquar

51
0
SHARE

Niveli i shquar i vazhdimësisë i treguar nga Cristiano Ronaldo në shkallën më të lartë të futbolli evropian po vazhdon, pasi portugezi e shënoi golin e tij të 20-të këtë sezon për Juventusin kundër Sassuolos të dielën.

Ronaldo realizoi gol me kokë në fitoren e lehtë 3-0 të Juventusit në MAPEI Stadium, duke i ndihmuar bardhezinjve ta çojnë në 11 pikë epërsinë në krye të renditjes në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se 34-vjeçari i ka regjistruar të paktën 20 gola në të gjitha garat në secilin prej 13 sezoneve të fundit.

Ky është një nivel i jashtëzakonshëm i qëndrueshmërisë nga portugezi, i cili nuk po tregon shenja të ngadalësimit.

Fillimi mahnitës i jetës së tij në Torino nënkupton se ai ka shumë gjasa të jetë në garë për ta fituar Topin e Artë për herë të gjashtë , 11 vite pasi e fitoi për herë të parë çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

Hera e fundit kur Ronaldo dështoi t’i shënojë të paktën 20 gola në të gjitha garat brenda një sezoni, ishte edicioni 2005-06, kur i regjistroi 12 gola në sezonin e tij të tretë në Manchester United.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of