Home Magazina Cozman e ofendoi pas largimit, flet Getoari: S’merrem me kalamaj!

Cozman e ofendoi pas largimit, flet Getoari: S’merrem me kalamaj!

86
0
SHARE

Getoar Selimi ka folur për herë të parë mbi përçarjen e “Babastars” dhe për shpërthimin në të shara të këngëtarit Cozman pas ndarjes. I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, reperi kosovar u  shpreh se jo të gjithë e ndjejnë veten pjesë të grupit dhe pikërisht për këtë arsye janë larguar në bazë të afatit në kontratë. Sa i takon pakënaqësive publike të Cozman, Getoari u shpreh se nuk ka moshë dhe as kohë që të merret me situata fëminore.

“Ka njerëz që kanë pakënaqësi gjithmonë dhe i shfaqin ato. Unë nuk kam dalë të flas sepse s’kam pas për çfarë të flisja. Unë të gjitha gjërat i kam dëgjuar nga njerëzit. Për asnjë gjë nuk kam qenë i interesuar, as për t’i parë.

Unë nuk merrem me këto gjëra, unë kam qenë i përqëndruar në punë. Nuk dua të merrem fare me pakënaqësitë e dikujt, si kalamajtë. Pse do zihem unë si kalamajtë? Unë nuk jam as në moshë, as në karrierë, as personi që duhet të merrem me kalamanlliqe”, u shpreh Getoari.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of