Botë, Ekonomi

Circle blen këmbimoren e kriptovalutave Poloniex

Aplikacioni për dërgimin online tw parave Circle ka njoftuar se ka blerë Poloniex një bursë për shkëmbimin e kriptovalutave nw vlerw prej 400 milionë dollarë, njofton Fortune, përcjell Telegrafi.

Në njoftim, bashkëthemeluesit e Circle, Sean Neville dhe Jeremy Allaire, shkruan se hapi i parë për Circle është të adresojë mbështetjen e klientëve dhe së dyti të ofrojnë mbështetjen e nevojshme teknike për Poloniex.

“Ne gjithashtu presim të shkëmbejmë në Poloniex nëpërmjet zgjerimit dhe lokalizimit të tregut, duke rritur listat e tokenëve aty ku është e mundur dhe e përshtatshme”, shkruajnë ata.

Sipas Neville dhe Allaire, në të ardhmen Poloniex planifikohet të rritet dhe të jetë më shumë se një platformë shkëmbimi për kriptovaluta duke tregtuar mallra, pasuri të paluajtshme, vepra arti, muzikë dhe shumë gjëra të tjera.

Këmbimorja Poloniex ofron tregtimin e 68 kripotovalutave të ndryshme dhe sipas CoinMarketCap, kjo bursë ka tregtuar një total prej gati 140 milionë dollarësh nga vëllimi i tregtimit prej 24-orësh.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads