Jetë

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e enjte 27 dhjetor 2018?

DASHI

Në tërësi do jetë Hëna dhe Plutoni që do ua zbukurojnë ditën sot dhe do vendosin ekuilibrin perfekt. Jeta sentimentale do shkojë më së miri për ju që jeni në një lidhje. Partneri do iu mbështesë edhe në jetën profesionale që të keni arritje të mëdha. Ju beqarët do njiheni me persona mjaft joshës. Nëse dikush kërkon diçka më tepër mos e humbni mundësinë. Në punë, energjia që do iu japë planetët do ju shtojë për shkoni edhe më larg dhe ta forconi pozicionin tuaj.  Do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes dhe do ndiheni më të qetë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më shumë seriozitet nëse nuk doni të keni problem të mëdha. Ju i keni të gjitha aftësitë.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të sjellshëm dhe tejet realistë. Gjithçka do ju shkojë mirë dhe do ndiheni të kënaqur. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë më e animuar. Do i shprehni më tepër ndjenjat dhe do i sqaroni edhe keqkuptimet që keni pasur. Nëse jeni beqarë ka shumë gjasa të njiheni me dikë gjatë një ceremonie fejese apo dasme. Para se të krijoni ndonjë lidhje njihuni mirë me personin që do takoni. Në punë do iu jepen më tepër përgjegjësi. Nëse përqendroheni pak më tepër tek ambiciet tuaja do mund t’ia dilni pa kurrfarë problemi. Asnjë planet nuk do ndikojë tek financat sot kështu që tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads