Home Astrologji Cila shenjë e horoskopit rrezikon të mbetet e pa martuar?

Cila shenjë e horoskopit rrezikon të mbetet e pa martuar?

258
0
SHARE

Qëndrimi i saj ndaj jetës është reale. E do qëndrueshmërinë. Vlerëson vetëm ata njerëz të cilët kanë vlera të caktuara në harmoni me kuptimet e saj.

Në jetë nuk duan të humbin kohë me situatat joserioze dhe të parëndësishme. Urren bisedat e kota. E kush mund të jetë tjetër përveç shenjës së Briciapit.

Ajo është realiste. Di saktësisht të vlerësojë rrjedhën e disa ngjarjeve dhe është organizatore e shkëlqyeshme.

Në punë, si edhe në jetë, nuk dëshiron që në çdo mënyrë të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Punon në mënyrë diskrete dhe të vyeshme. Vetmia është vatra e saj. Vetë vendos që në njëfarë mënyre të jetojë anash.

Nuk do të mund të thuhej që është optimiste e madhe, ndërkaq jeta për të është shumë serioze. Nga të tjerët nuk pret shumë lumturi, nuk beson në kurrfarë magjie.

Ajo jeton duke fantazuar, por qëndron fuqishëm me këmbë në tokë dhe e di mirë se çka pret prej çdokujt.

Mos mendoni se ajo nuk do të sakrifikojë karrierën e saj për martesën.

Është e vështirë për të që të jetё e qetё në situata romantike. Ka shumë dëshirë fizike nën sipërfaqen e ftohtë tё Bricjapit, ndonёse shumica e njerëzve dyshojnë dhe ajo kurrë nuk kёnaqet rastёsisht.

Një nga gjërat më tipike dhe të lezetshme rreth kësaj femre është edukata e saj e natyrshme dhe mёnyra e hijshme qё ka. Mirëpo, me durim ndihmojeni ta kapërcejё mungesën e besimit personal.

Kryeneçësia mund të jetë një nga tё metat e saj, por ajo nuk është e bezdisshme.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of