ShowBiz

Çifti mbretëror e bëjnë me lot Dua Lipën

Dasma mbretërore prej dje është ngjarja më e përfolur e shoubizit.

Princi Harry kurorëzoi dashurinë me martesë me aktoren amerikane, Meghan Markle, shkruan lajmi.net.

Dasma e tyre, e cila konsiderohet si “dasma e vitit”, është ndjekur nga miliona njerëz, të cilët ishin mahnitur me organizimin e saj.

Edhe Dua Lipa nuk ‘shpëtoi’ pa publikuar disa imazhe nga dasma e shumëpërfolur e Harryt dhe Meghan.

“Në rregull, por Harry dhe Meghan më bën me lot”, ka shkruar Dua mbi fotografi, e në një tjetër ajo tregon se është mahnitur nga fustani i bardhë që Dukesha e kishte veshur në ndejën e dasmës.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads