Home Ballina Challandes: Ky lojtar i Kosovës është një përbindësh i vërtetë (Video)

Challandes: Ky lojtar i Kosovës është një përbindësh i vërtetë (Video)

74
0
SHARE

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për përfaqësuesen e Kosovës dhe kundërshtarin e ardhshëm të saj, Bullgarisë, shkruan GazetaBlic.

Por para fillimit të kualifikimeve, UEFA ka bërë një reportazh kushtuar kombëtares verdhë e kaltër. Njëri nga protagonistët e reportazhit është edhe selektori zviceran, Bernard Challandes, mbase njeriu më meritor për suksesin në Ligën e Kombeve.

Tekniku nga Zvicra ka lavdëruar tejmase gardianin e portës, Arijanet Muric, duke thënë se për një kohë të gjatë porta e Kosovës është e sigurtë:

“Për shembull, ne kemi një portier shumë të ri (Muric) së bashku me Ujkanin, i cili është i gjatë dhe gardian i kombëtares. Tani kemi një portier të ri i cili është numri 2 në Manchester City. Do të jetë e mrekullueshme ta shohësh atë të luajë. Është 19 vjeç, 1.98m. Ai është një përbindësh i vërtetë. Atij i pëlqen të luajë me top, unë do t’i mbyllë sytë disa herë, sepse ai me të vërtetë është diçka që ka dalur drejtpërdrejt nga shkolla e Guardiolës”.

Sipas të gjitha gjasave, Muric do të jetë numri një i formacionit të Kosovës në duelin kundër bullgarëve.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of