Ballina ShowBiz Çfarë po ndodh në mes të Norës dhe Robertit? Këto foto dëshmojnë...

Çfarë po ndodh në mes të Norës dhe Robertit? Këto foto dëshmojnë gjithçka

383
0
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Robert Berisha, njihen si çifti më simpatik në estradën tonë, ku për një kohë të gjatë u komentuan për dashurinë e madhe që kanë për njëri tjetrin.

Viti i kaluar nuk ishte edhe aq i këndshëm për çiftin, u përfolen për një ndarje mes tyre e një krizë për të cilën dyshohej se mbaroi gjithcka.

Ndërsa tani si asnjëherë më parë Nora e Roberti shfaqen pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur e mjaft të lumtur.

Hera e fundit kur u panë bashkë ishte gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, bashkë me vajzën e tyre dhe motren e Norës, Era Istrefin, shkruan Zëri.Info.

Ishin atje për vizitë edhe tek presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, me ç’rast edhe shikuan ndeshjen në mes Zvicrës dhe Costa Rikës, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2:2.

Ndryshe, njëjtë sikurse Nora që ka arritur sukses të madh me këngën e fundit që ka publikuar, edhe Roberti tani po shijon suksesin e këngës që ditë më parë publikoi.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments