ShowBiz

Çfarë ka ndodhur me Ronela Hajatin?

Këngëtarja Ronela ka publikuar gjatë ditës së djeshme disa story ku duket se është e revoltuar me dikë apo me një situatë të caktuar.

“Desha të shkruaj ndonjë gjë për të qeshur, por nuk po më vjen gjë. Kur mendoj sa shumë njerëz duan të flasin, të nxjerrin ç’kanë përbrenda dhe në fakt mendojnë vetëm çdo mendojnë të tjerët dhe mbyllin gojën duke vjellë vrer kafeneve ose me identitet fallco.

Domethënë një vajzë quhet e sjellshme dhe zonjushë e mirë kur qep gojën, kur thotë po për gjithçka, se po foli është e poshtër, injorante, lace, e papjekur. Turp! Fatkeqësia më e madhe është se të gjithë këta që bëjnë si patriotët e mëdhenj janë zhdukur nga vendi ynë…

E komentojnë lajmet që shohin nga kolltukët e ngrohtë. E të paktën unë që kam punuar që adoleshente, duke u përpjekur pafund të fitoj paratë e mia, statusin tim, sidoqoftë… Përpjekjen duhet ta nisim nga vetja”,-përfundon Ronela. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këngëtaren, e cila shprehet kaq e revoltuar.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads