Jetë

Çfarë duhet të dini për çdo mashkull, bazuar në shenjën e tij të horoskopit

Dashi
Nëse dashuroheni vazhdimisht me meshkuj të shenjës së Dashit, me siguri ju pëlqen energjia e tyre spontane dhe dëshira për të bërë gjëra ekzaltuese. Megjithatë, përgatituni për disa debate të ashpra, pasi kanë tendencën të jenë disi agresivë.

Demi
Nëse jeni dashuruar me një Dem, dëshironi qëndrueshmëri dhe dikë që është i besueshëm. Kjo është një shenjë që gjithashtu shijon jetën dhe velrëson luksin. Megjithatë, si dema që janë, janë goxha kokëfortë dhe të vështirë për heqjen e disa veseve.

Binjakët
Meshkujt e shenjës së Binjakëve janë disi llafazanë dhe shumë kuriozë. U pëlqen të jetojnë në atë botën e tyre dhe janë gjatë gjithë kohës të interesuar në aktivitete të reja dhe ekzaltuese. Nëse gjendeni në një lidhje të mërzitshme, Binjakët janë ajo që ju duhet.

Gaforrja
Nëse ju pëlqejnë meshkujt e shenjës së Gaforres, me siguri jeni në kërkim të një personi familjar. Ata mund të jenë shumë të dashur, por edhe të turpshëm. U pëlqen të qeshin dhe të argëtohen, por mund të jenë më emocionalë dhe të trishtuar se shenjat e tjera.

Luani
Nëse ju ngjisin meshkujt e shenjës së Luanit, atëherë me siguri po i jepni energjitë tuaja dhe vëmendjen tuaj një personi që ka nevojë për këtë gjatë gjithë kohës. Ose ndoshta po mësoni prej tyre sesi të jeni një udhëheqës i mirë. Meshkujt e shenjës së Luanit mund të jenë vërtet besnikë dhe të dashur dhe shpesh janë prindër shumë të mirë. Por, i kanë qejf dramat.

Virgjëresha
Meshkujt e shenjës së Virgjëreshës janë të gatshëm t’ju vijnë në ndihmë në çdo moment. Ata do të duan të pastrojnë gjithçka për t’i bërë gjërat më mirë. Gjithashtu janë shumë bujarë me kohën e tyre dhe duan të ndihmojnë këdo që është në nevojë. Virgjëreshët janë shumë të përkushtuar ndaj punës dhe vënë re edhe detajet më të vogla.

Peshorja
Meshkujt e shenjës së Peshores kanë nevojë për partnere që janë shumë të përkushtuara në një lidhje. Ata do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet tuaja dhe janë vendimmarrës të shkëlqyer. Kanë balanca të mira mes të qenit emocionalë dhe racionalë si dhe pëlqejnë harmoninë. Por, kanë dobësi për pamjen e jashtme.

Akrepi
Meshkujt e shenjës së Akrepit janë shumë intensivë dhe emocionalë, ndaj merrini masat mirë nëse do të lidheni me një të tillë. Nëse zgjidhni një partner të shenjës së Akrepit, me siguri kërkoni një njeri besnik por edhe misterioz. Por, bëni kujdes, nëse lëndoni një Akrep, mund të pendoheni përjetë.

Shigjetari
Nëse ju tërheq shenja e Shigjetarit, me siguri ju pëlqejnë udhëtimet. Kjo shenjë adhuron eksplorimet në filozofi, fe, politikë etj. Atyre u pëlqen të ndajnë gjatë gjithë kohës opinionet e tyre me të tjerët, janë njerëz kuriozë dhe gjithashtu mund të jenë shumë romantikë.

Bricjapi
Kjo shenjë ka tendencën të jetë shumë praktike dhe ka një strategji për gjithçka. Nëse ju tërheqin meshkuj të kësaj shenje, me siguri ju pëlqejnë tipat me këmbë në tokë dhe të përgjegjshëm. Megjithatë, disa prej tyre piqen me vonesë.

Ujori

Nëse ju pëlqejnë Ujorët, atëherë ju pëlqen të bëni eksperimente. Atyre u pëlqen të rebelohen gjatë gjithë kohës dhe përfshihen shpesh në çështjet humanitare. Ata janë njerëz shumë të shoqërueshëm.

Peshqit
Meshkujt e shenjës së Peshqve janë tepër të ndjeshëm dhe empatikë. Janë dëgjues të shkëlqyer, por kanë tendencën të bëjnë drama duke i zmadhuar gjërat.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads