Kosovë, Lajme

Çanak: Ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të sjellë tragjedi

Lideri i Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, teksa ka folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë thirrje tek politikanët në Beograd dhe Prishtinë që të kenë kujdes rreth kësaj çështjeje, pasi një zgjidhje e tillë do të ketë efekt jo vetëm në regjion, por edhe në të gjithë botën gjithashtu, shkruan Gazeta Express.

Çanak ka thënë se ndryshimi i kufijve mund të sjellë edhe luftë të re.

“Ne jemi të bindur se çdo shkëmbim i territoreve, nuk mund të ndodhë pa një tragjedi të re dhe pa përplasje ndëretnike”, ka thënë Çanak në një reagim, raporton Tanjug.

Ndryshe ideja e ndryshimit të kufijve është kundërshtuar nga të gjithë liderët e partive politike në Kosovë, përveç presidentit Hashim Thaçi.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/canak-ndryshimi-i-kufijve-ndermjet-kosoves-dhe-serbise-mund-te-jelle-tragjedi-569152/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads