Futboll, Sport

Cafu: Ky është Milani i Gattusos, gjithçka mund të presim prej tyre

Legjenda braziliane Cafu ka thënë se nuk është befasi që Milani po tregon vendosmëri të tillë, duke pasur parasysh se Gennaro Gattuso është trajneri i tyre.

Kuqezinjtë ishin në disavantazh 2-1 ndaj Chievos të dielën pasdite, por luftuan deri në fund për të fituar 3-2 falë golit të vonshëm të Andre Silva.

Nuk është kjo loja e parë që Milani fiton në fund pasi edhe në disa ndeshje tjera ka treguar vendosmëri duke fituar në fund.

Sipas ish-mbrojtësit të Milanit dhe legjendës braziliane, Cafu, ky mentalitet i Rossonerëve është meritë e trajneri Gattuso.

“Ne mund të presim çdo gjë me Gattuson në krye”, ka thënë fillimisht Cafu, i cili ka kaluar pesë sezone me klubin italian.

“Nuk është befasi të shohësh një ekip me një vendosmëri të tillë që jep gjithçka në fushë”.

“Ky është Milani i Gattusos”, përfundoi ish-mbrojtësi brazilian.

Për trajnerin italian fjalë të mëdha kanë thënë edhe shumë legjenda tjera të futbollit, duke e cilësuar Gattuson si trajner me potencial të madh.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads