Ballina Ballina “Buddy bear“ mirëpret kosovarët para Ambasadës së Gjermanisë

“Buddy bear“ mirëpret kosovarët para Ambasadës së Gjermanisë

286
0
SHPËRNDAJE

Prishtinë, 4 maj – Një arushë do t’u urojë mirëseardhje atyre që ia mësyjnë Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë. E numri i kosovarëve që çdo ditë presin para këtij objekti është më i madhi krahasuar me ambasadat e vendeve të tjera në Kosovë.

Radhët merren si shembull nëpërmjet imazheve sa herë që diskutohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Shumëngjyrësh e me dy figura njerëzish që lidhen mes vete me pulla, vepra e artistes Arta Rudaku, “Buddy bear“ që ka simbolikën e ambasadorit të Berlinit në Kosovë, nga e enjtja do të qëndrojë para Ambasadës.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se “Buddy bear” përshëndet vizitorët e Ambasadës duke u uruar mirëseardhje në Berlin dhe në Gjermani. Përderisa bashkë me artisten Rudaku ka zbuluar skulpturën, Heldt ka thënë se po fillon festimi i 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës. Ka kujtuar se Gjermania e ka njohur Republikën e Kosovës tri ditë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments