Ballina, Botë, Lajme

Brnabiq: Taksa dhe Ushtria e kanë zhvendosur dialogun 50 hapa mbrapa

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, dhe njësimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kanë bërë që dialogu të zhvendoset mbrapa, jo një hap, por 50 hapa mbrapa.

Këto deklarata ajo i ka bërë në një intervistë për Tv Pink, duke thënë se bazuar në gjithë këto vendime të Republikës së Kosovës nuk sheh ndonjë shenjë për arritjen e një kompromisi.

“Nuk shoh ndonjë indikacion për kompromis”, ka thënë Brnabiq, transmeton Gazeta Express.

Ajo e ka quajtur si vendim jashtëzakonisht të rrezikshëm politik, njësimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se kjo dërgon në krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

Megjithatë ajo thotë se Prishtina dhe Beogradi janë në rrugë për kompromis.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe, ka ardhur si kundërpërgjigje për fushatën e hapur të Serbisë kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL.

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe përkundër thirrjeve të shumta për ta zhbërë vendimin, ka thënë se taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njohë Republikën e Kosovës si shtet.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads