Jetë

Bricjapi, parashikimi i muajit Dhjetor 2018

Muaji Dhjetor është një muaj shumë karmik, dhe këtë e shkruaj tek çdo shenjë sepse ky muaj është i ndikuar shumë prej energjisë së Akrepit, edhe pse muaji në pjesën më të madhe i takon Shigjetarit dhe pastaj shenjës suaj, sepse Dielli do vijë në shenjën tuaj, por në një nivel më të thellë, më prekës le të them, i takon Akrepit për shkak të lëvizjes së Afërditës.

Afërdita u zmbraps në muajint Tetor, u drejtua në muajin Nëntor, dhe tani në Dhjetor do vallëzojë e drejtuar në shënjën e Afërditës. Mërkuri do lëvizë i zmbrapsur nga shenja e Shigjetarit në shenjën e Akrepit nga data 1 Dhjetor deri më datën 6, sepse më datë 6 do fillojë të drejtohet, edhe pse do vazhdojë në Akrep sigurisht.

Përkthimi për këto lëvizje është; java e parë e muajit Dhjetor do ju shërbejë si java që ju sjell një informacion të munguar për të sqaruar se çfarë dëshironi dhe se si mund të fitoni më shumë financiarisht, gjithashtu se çfarë zgjedhjesh duhet të bëni lidhur me shoqet dhe shokët në jetën tuaj. Në dy muajt e fundit mund të jeni prekur më shumë në këtë pjesë të jetës dhe për këtë arsye mund të jeni ndjerë pak më të trishtuar, të shkurajuar madje.

Gjithashtu ky informacion i ri mund të ketë të bëjë me jetën tuaj dashurore, për shembull nëse prej vitesh jeni të lidhur me të njejtin person, mund të keni të njëjtën shoqëri që ju njeh dhe takon bashkë, por lidhja përfundon dhe papritmas takimi me këta miq bëhet shumë i çuditshëm sepseedhe miqtë nuk e dinë se anën e kujt duhet të mbajnë, çfarë duhet të bëjnë. Tani ju do e dini se çfarë të bëni me miq të caktuar, se si të flisni dhe kujt t’i flisni.

Ndoshta dikujt i duhet konfirmimi se marrëdhënia mes jush dhe tij apo saj është ende në rregull. Për disa prej jush në këtë periudhë do gjeni mundësinë për të rivlerësuar gjërat me të cilat merreni, pasionet tuaja të vërteta dhe do konfirmoni se jeni në rrugën e duhur, se po merreni me atë gjë qq ju pëlqen dhe ju takon më shumë. Në javën e parë të Dhjetorit do keni mundësinë të rregulloni gjëra lidhur me burimin e të ardhurave tuaja.

Periudhat e zmbrapsjes së Mërkurit nuk janë të këqija, madje janë shumë të nevojshme në mënyrë që ne të gjithë të përmirësojmë dherishikojmë rrugën apo punën tonë. Nëse nuk jeni në vendin e duhur, do e merrni një vendim brenda javës së parë të Dhjetorit. Një ëndërr tuajën do e shikoni në një mënyrë tjetër dhe do i jepni leje vetes që ta ndiqni atë që doni. Nëse dikush ju ka thënë që s’mund ta bëni, do motivoheni për të treguar që do ia dilni dhe madje shumë mirë.

 

Kur Afërdita në datën 5 Dhjetor të kthehet në gradën ku ishte atëhere kur e nisi lëvizjen e saj të zmbrapsur në Tetor, për ju do ndodhë një ngjarje apo moment i rëndësishëm duke qënë se telashi me të cilin jeni marrë këto kohë do përfundojë. Në Astrologji, ashtu si në çdo gjë, ka një fillim,  një zhvillim dhe një fund.

Muaji i fundit i këtij viti për ju finalizon një situatë që ju ka rënduar shumë prej kohësh e cila lidhet edhe me rrugën apo burimin e të ardhurave tuaja, edhe me gjërat që keni më shumë pasion, më shumë ëndërr, me dashurinë në jetën tuaj. Çfarë mësimesh kishit për të nxënë, do i keni nxënë brenda javës së parë të muajit. Hëna e re në shenjën e Shigjetarit më datë 7 Dhjetor tregon për një fillim të ri shpirtëror për ju.

Do lidheni më shumë me pjesën më private të personalitetit tuaj dhe nëse keni menduar për të qënë më aktivë në bamirësi, kjo do ju shtyjë që ta ktheni mendimin në realitet. Keni mundësi për tu rritur shpirtërisht prej kësaj hënë të re. edhe pse jeni që tani në një periudhë rritjeje shpirtërore, ajo që vërtetë do i japë formë kësaj rritjeje, është hëna e re e këtij muaji e lidhur me Jupiterin.

Jupiteri ju premton ekuilibër emocional gjatë qëndrimit të tij në Shigjetar deri në Dhjetor të vitit tjetër, pra të 2019 dhe mendoj se këtë premtim do e besoni më shumë pas datës 7 Dhjetor. Do ndjeheni më intuitv dhe do jeni më të gatshëm për tu përfshirë në kurse që kanë të bëjnë me meditimin, me terapinë mendore e gjëra të tjera të ngjashme.

Gjithashtu për shkak se do shijoni pavarësinë tuaj, do doni të rrini më shumë vetëm sepse kjo do ju ndihmojë që të lidheni më shumë me shpirtin tuaj, me paqen tuaj të brendshme. Ka mundësi që të bëni diçka shumë të mirë për dikë tjetër, ndoshta në mënyrë anonime. Ka mundësi që të bëni gjëra që ju kënaqin shumë këto kohë pa e bërë të bujshme, ose edhe nëse e bëni të bujshme,  do jetë diçka e bukur, diçka frymëzuese edhe për të tjerët. Dhembshuria juaj stimulohet.

 

Më datë 22 Hëna do jetë e plotë në shenjën e Gaforres dhe kjo tregon se nëse keni dashur të mbani diçka fshehur prej partnerit, ose partneri ka dashur të mbajë diçka fshehur prej jush, kjo gjë nuk do zgjasë më gjatë. Emocionalisht do ndjeheni më të pavarur dhe më të gatshëm për të negociuar me partnerin tuaj mbi atë që doni të merrni dhe të jepni. Nëse jeni lidhur tepër me dikë, e keni bërë veten tepët të varur prej dikujt, ose ekeni lënë dikë të varet shumë me ju, kjo gjë do ndryshojë, për këtë gjë do dsikutohet.

Fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit tjetër, ngarkohet me energjinë e Marsit, planetin e energjisë dhe aksionit, që për disa javë do ju japë shumë energji lidhur me shtëpinë tuaj duke qënë se do jetë në shenjën e Dashit por kujdes edhe me diskutimet këtu me njerëzit e shtëpisë. Mund të jeni tepër dinamikë dhe pak më të gatshëm se zakonisht për të debatuar. Gjithashtu ata prej jush që duan të punojnë me shtëpinë ose të nisin (vazhdojnë) një punë nga shtëpia, do kenë shumë vendosmëri dhe energji për t’ia dalë mbanë.

Qiell të mbarë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads