Ballina, Kosovë, Lajme

Bojkoti i avokatëve, KGjK mban takim urgjent

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të ftuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës pas bojkotit të shpallur nga Oda e Avokateve u tha se rasti ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ky takim erdhi pas një rekomandimi të nxjerrë nga KGJK, në lidhje me qasjen e avokatëve në objektet e Gjykatave.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarët e Gjykatave.

“Është krijuar një situatë jo e mirë kështu që një ndër arsyet e këtij takimi të shpejtë është kjo”, u tha në takim.

Kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi ftoi anëtaret e Komisionit për votimin e vendimit për hartimin e rregullave të rendit shtëpiak.

Pas kësaj, në mënyrë unanime, KGJK vendosi që ta miratojë vendimin me të cilin e autorizon Komisionin për çështje normative, që të rishikojnë dhe të hartojnë rregulla unike për rendin shtëpiak.

“Me këtë Këshilli ka vendosur t’i përsos rregullat për qasje në të gjitha Gjykatat, në përputhje me rregullat kushtetuese dhe etike”.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads