Ëmbëlsira, Receta Gatimi

Biskota per çaj

Perbersit:

250 gr margarin
130 gr sheqer pluhur
1 sheqer vanile
1 vezë
1 pluhur per pjekje
500 gr miell
2 luge kakao.

Pergatitja:

Perzijme margarinen e mbajtur ne temp ambienti me sheqerin pluhur dhe sheqerin e vaniljes derisa te behet mase kremoze.
Ne te shtojme vezen e tundur dhe miellin e perzier me pluhurin per pjekje gradualsiht derisa te behet nje mase brumi e bute.
Brumin e ndajme ne dy pjese dhe njeres i shtojme kakaon dhe perzijme mire.

Qe te dyja brumerat i hollojme vecmas ne pete dretkendshe me trashsi 0.5 cm.
Vendosim peten me kakao mbi peten e verdhe dhe fillojme mbeshtjellim ne rolate.
Pastaj rolaten e presim ne rrathe te vegjel.
Secilin rreth rolate e rrumbullaksojme ne form te rrumbullaket dhe keshtu perzihen ngjyrat ne forme te crregullt dhe ajo i jep pamje me te mire.

Biskotat i radhisim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje.
Pjekim ne 160 grade per 20 minuta.

Ju befte mir!

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads