Jetë

Binjakët, parashikimi i muajit Dhjetor 2018

Për të gjitha shenjat është aktivizuar energjia e Akrepit e cila ka të bëjë me energji karmike, me shlyerje borxhesh dhe për ju kjo stimulon çeshtjet që lidhen me punën dhe me shëndetin. Afërdita ka nisur qëndrimin e saj në Akrep në Tetor, pastaj më 31 Tetor u kthye në shenjën e Peshores sepse u zmbraps.

Më datë 16 Nëntor u kthye në lëvizje të drejtë në shenjën e Peshores dhe më 2 Dhjetor rikthehet në shenjën e Akrepit. Afërdita do jetë në Akrep deri në Janar prandaj nga data 2 Dhjetor e tutje do ndjeheni më afër dëshirave tuaja më të thella gjtihashtu më intime, dhe do nxini më shumë mësime lidhur me punën dhe rutinën tuaj.

Me Afërditën e drejtë dhe Mërkurin  (planetin tuaj drejtues) që do drejtohet më datë 6 Dhjetor, keni mundësinë që të mësoni dhe një copëz të fundit informacioni, por shumë të rëndësishme, e cila ju duhet që më në fund të ecni përpara dhe të përfundoni me këtë pjesë të rëndësishme të historisë së jetës suaj e cila lidhet me ambjentin e punës ose me një çeshtje lidhur me shëndetin, me fizikun tuaj.

Puna tani mund të jetë duke shkuar mirë sepse Afërdita që lëviz e drejtë në këtë pjesë të jetës suaj, tregon se e dini se ku doni të shkoni. Mund t’ju jetë dashur që të luftoni shumë për këtë pozion në punë, për këtë përfshirje dhe pavarësi në punë. Nëse keni lejuar që njerëzit t’ju zhvlerësojnë në këtë drejtim, tani do jetë më e lehtë për tu fokusuar në eksperienca të reja.

 

Hëna e re në datën 7 Dhjetor do aktivizojë fushën e bashkëpunimeve tuaja me njerëzit e tjerë, bashkëpunime romantike por dhe profesionale. Puna me klientët do jetë shumë e suksesshme. Nëse po mendoni për të nisur bashkëpunime të reja me bashkëpunëtorë të rinj në biznes ose me kolegë të rinj në punë, kjo gjë do jetë më e lehtë pas datës 7 Dhjetor.

Mund të mos e keni ndjerë këtë gjë gjatë muajit Nëntor dhe madje nga kjo pjesë mund të jeni zhgënjyer pak, por kjo gjë nuk do vazhdojë më. Ndoshta keni patur më shumë kohë për të kuptuar sjelljen e dikujt dhe si përfundim keni arritur në përfundimin se duhet të largoheni prej dikujt.

Tani Jupiteri për këtë muaj dhe deri në fund të vitit 2019, është duke ju aktivizuar bahskëpunimin me njerëzit e tjerë, gjë që ju shkon më së miri pasi jeni shenja e komunikimit dhe mund ta përdorni në avantazhin tuaj çdo mundësi për të diskutuar dhe takuar njerëz të rinj! Njerëzit do kenë mundësi që të kuptojnë se sa bashkëpunues mund të jeni dhe do s’do jetë e vështirë që të mbroni interesin tuaj.

Hëna e plotë e datës 22 Dhjetor do jetë në fushën e financave tuaja, dhe kjo do jetë një periudhë shumë e rëndësishme për këtë pjesë të jetës suaj. Do jetë më e lehtë që të përcaktoni vlerën tuaj dhe të mos lejoni asnjeri ta bëjë më këtë gjë me ju duke j uzhvlerësuar, sidomos financiarisht.

Muajin do e përfundojmë me Marsin, planetin e vullnetit dhe energjisë, në fushën e dëshirave, ëndrrave dhe fitimeve të drejtpërdrejta. Do jeni më social, do stimuloheni për tu ndjerë i motivuar në krijimin e marrëdhënieve të reja, për të marrë rolin e drejtuesit, për të marrë drejtimin e situatave të ndryshme.

Mund të përfshiheni në një fushatë marketingu, ndoshta në shpërndarje të një artikulli, peticioni, kauze. Dhjetori do ketë shumë përfundime, shumë gjëra do mbyllen njëherë e mirë në mënyrë që të ecni para gati për të mirëpritur gjërat e reja të vitit të ri.

 

Qiell të mbarë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads