Lajme, Shqipëri

Bilanci i “luftës” në rrugët shqiptare

Numri i viktimave nga aksidentetet rrugore në Shqipëri i ngjan një bilanci të vërtetë lufte.

Kështu nis edhe 2019-a. Një i aksidentuar për vdekje në aksin Levan-Tepelenë. Edhe pse shifrat e aksidenteve fatale publikohen me ulje nga policia Rrugore, përsëri vdekshmëria përgjatë 2018-s dhe 2017-s ka qenë disa herë më e lartë krahasuar me standardet e vendeve të Bashkimit Europian për numër popullsie. Mesatarisht janë regjistruar dy aksidente me vdekje çdo tre ditë.

Zyrtarisht në 2018-n vdiqën 212 persona në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa për 2017-n kjo shifër ishte 223, pra 11 më shumë. Ajo që është më shqetësuese për ekspertët e Policisë Rrugore lidhet me rritjen e numrit aksidenteve fatale për drejtueset femra. Në vitin që lamë pas, 44 gra humbën jetën nga aksidentet rrugore. Policia thotë se në 2017-n kanë vdekur 36 femra dhe në 2016 kjo shifër ka qenë 24. Vdekshmëria e grave që ishin në drejtim të automjeteve u rrit me gati dyfish për dy vitet e fundit, duke i kapur të papërgatitur drejtuesit e Policisë Rrugore.

Këta të fundit në fushata të vazhdueshme gjatë 2018-s kanë gjobitur dhe prangosur shumë drejtuese femra që ishin të dehura në timon apo edhe për tejkalim shpejtësie, por përsëri kjo gjë nuk ka ndikuar në ulje e aksidenteve me vdekje. Muaji më i përgjakshëm i 2018-s ka qenë gushti. Sipas shifrave zyrtare, 27 persona humbën jetën. 32 u plagosën rëndë dhe 129 të tjerë lehtë. Sipas specialistëve, aksidentet rrugore, në 80 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e gabimit të drejtuesve të mjeteve, teksa grupmosha që ka kryer më shumë aksidente janë nga 25 deri në 35 vjeç.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads