Home Ëmbëlsira Biftek në Mënyrë Franceze

Biftek në Mënyrë Franceze

131
0
SHARE

Përbërësit:

6 biftekë viçi
majdanoz
miell
1 lugë piper i kuq
2 qepë
1 pako pluhur për pure
150 ml salcë domatesh
2 thelpinj hudhër
vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Mbi biftekë hedhim kripë, piper të zi dhe i kalojmë në miell. Tre biftekët i rendisim në tavën e qeramikës, të cilën e kemi lyer me vaj. Mbi biftekë e vëmë majdanozin e grirë, qepën e grirë dhe hudhrën e grirë. Mbi to, i rendisim biftekët e mbetur.

Salcën e domateve e vëmë në një enë të madhe, në të cilën hedhim rreth 500 ml ujë, një lugë piper të kuq, vaj dhe i përziejmë me telin e kuzhinës. Këtë sos e hedhim mbi biftekët në tavë. Tavën e mbulojmë me fletë alumini dhe e vëmë në furrë.

E pjekim 1 orë, në temperaturë prej 220 gradë.

Në tenxhere në zjarr vëmë një lugë gjalpë, e shtojmë qumështin, hedhim kripë dhe përziejmë me telin e kuzhinës. Në tenxhere e hedhim edhe pluhurin për pure. Duke përzier pandërprerë, e ziejmë purenë, derisa ta fitojë dendësi në e duhur.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me gjethe sallate të gjelbër. Në njërën anë të pjatës e servirim purenë. Në anën tjetër i rendisim shkallë-shkallë biftekët francezë. Mbi ata hedhim sosin. Zbukurojmë me degë rozmarine mbi purenë.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of