Ballina Ballina Beogradi e quan kërcënim deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, thonë se është...

Beogradi e quan kërcënim deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, thonë se është “njeri i Thaçit”

313
0
SHPËRNDAJE

Deklarata e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, se s’mund të bëhet ndarja e Republikës së Kosovës, pasi, në të kundërtën “nuk mund të ndodhë ndarja pa e marrë Kosova Sanxhakun, pjesën e saj në Serbi dhe pjesën e saj në Mal të Zi”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta. Ishte fillimisht Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cila i ka cilësuar këto deklarata si; “Aktualizime për ëndrrën fashiste të shqiptarëve”

Ndërsa, në ballinën e sotme të gazetës “Kurir” i është kushtuar një shkrim i veçantë kësaj teme, transmeton Indeksonline

Aty është cituar Sylejman Ugljanin, kryetar i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve i cili i ka e ka konsideruar kërcënim me luftën dhe ndarje të  Serbisë deklaratat e Hotit.

“ Nuk ka paqe deri sa të kemi autonomi”, ka deklaruar Ugljani, duke shtuar se deklarata e nënkryetarit të PDK-së, “njeriut të Thaçit”, Rexhep Hoti, janë të rrezikshme.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments