Botë, Kosovë, Lajme

Beograd, arrestohen dy serb për rrëmbimin e biznesmenit shqiptar nga Prishtina (Foto&Video)

Ivan S, (43) nga Beogradi dhe Zoran J, (48) nga Kurshumlija janë arrestuar dje për shkak të rrëmbimit të tregtarit me pasuri të patundshme nga Prishtina Shaqir P, (50), për lirinë e të cilit kanë kërkuar nga partneri i tij 100 mijë euro, shkruan e përditshmja serbe Blic.

Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), dy personat janë arrestuar në Beograd nën dyshimin se kanë rrëmbyer 50-vjeçarin në zonën e Rashkës, ku më pas kanë kërkuar kompensim për lirimin e tij, transmeton Telegrafi.

“Gjatë një operacioni të përbashkët me pjesëtarët e departamentit të krimeve të rënda në Beograd, Z.J. dhe I.S. më 17 prill të këtij viti në zonën e Rashkës kanë rrëmbyer biznesmenin shqiptar, të cilin e kanë dërguar në një shtëpi në periferi të Aranxhelovcit, dhe më pas kanë kërkuar kompensim”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së I.S, precizohet në deklaratë, janë gjetur revole, pushkë gjuetie (karabinë) si dhe 16 copë fishekë, dhe kështu kundër tij do të ngritet padi për armëmbajtje pa leje, posedim i lëndëve shpërthyese.

Sipas informatave jozyrtare, prapa rrëmbimit të Shaqirit nuk fshihen motivet nacionale, por për motive të përfitimit material.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në Beograd në momentin e dorëzimit të parave të kërkuara në këmbim të lirimit të Shaqirit. /Telegrafi/

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads