Ballina Jetë Astrologji Dashuria virtuale sipas horoskopit?

Dashuria virtuale sipas horoskopit?

459
0
SHPËRNDAJE

Lidhjet po formohen dhe po mbahen më shumë përmes teknologjisë në ditët e sotme.

Ja si sillen 12 shenjat e horoskopit përballë “Dashurisë Virtuale”:

Dashi

Nuk janë adhurues të mëdhenj të rrjeteve sociale dhe mbi të gjitha nuk kanë durim për të shkarkuar aplikacione…! Dashi preferon më tepër takimet dhe bisedat spontane, në bar apo në palestër. Nuk jeni të turpshëm dhe nuk keni nevojë për t’u fshehur prapa një identiteti virtual. Një sesion chat-i për ju mund të jetë si aventura e një natë! Kurrë nuk do të flisnit me dikë që nuk ka fotografi apo identitet të saktë në rrjete sociale. Në rastet e rralla kur dikush ju “godet”, pas disa pyetjesh në chat e ftoni direkt që ta njihni në jetën reale.

Demi

Duke pasur parasysh ritmin tuaj, pak muaj nga koha kur jeni regjistruar në një chat mund të filloni t’i shkruani “hello” dikujt, buzëqeshja ose forma e buzëve e të cilit ju ka “goditur”. Mbrapa disa muajve edhe mund ta pyesni personin në fjalë (nëse nuk është çregjistruar nga chat-i) çfarë moshe ka. Vleresoni njohje të drejtpërdrejtë. Pastaj juve thjesht nuk mund ta kuptoni domethënien e emoji-ve sepse lidhur me puthjen jeni nga ata persona që dëshironi ta gëzoni “live”!.

Binjakët

Jeni bijtë e Merkurit, të dërguarit të perëndive dhe gjithçka që është virtuale ju pelqen dhe ju tërheq si një magnet. Chat-i është vendi më i përshtatshëm për të veshur maskat tuaja të shumta. Dhe kështu filloni të luani, gënjeni paturpësisht për moshën tuaj, shpikur incidente nga jeta që në të vërtetë nuk ju kanë ndodhur, etj. Si përfundojnë historitë tuaja virtuale? Në të njëjtën mënyrë si ato reale: Ose do të dashuroheni marrëzisht me ata që do t’ju durojnë edhe në jetën reale ose pas një premtimi ju do të zhdukeni! Duke fajësuar rrjetet sociale.

Gaforrja

Dashuritë virtuale nuk janë çfarë dëshironi për veten, por nevoja për përkëdhelje ju bën të jeni të hapura edhe për këto lloj njohjesh. Komoditeti që ata ofrojnë ju lejon të jeni në gjendje të shpenzoni orë duke të biseduar në shtrat, veshur me pizhamet tuaja të preferuara dhe me një tas me akullore në dorë. Në komunikim jeni të ëmbla dhe i përdorni madje abuzoni aq shumë me emoji-t sa që ju sjellin në një moshë mendore prej rreth 4/5 vjeçe. Problemi i vërtetë është se ju në jetën e vërtetë, jeni të tërhequra nga njerëz që nuk përdorin rrjetet sociale! Një person normal, pasi i dërgoni 50 zemra, ju bllokon. Andaj rreziku i zhgënjimit për ju është i lartë.

Luani

Marrëdhëniet virtuale nuk ju pëlqejnë. Ju duhet kontakt fizik, trupor. Por ndonjëherë kërkoni mënyra të reja të shprehjes dhe prandaj regjistroheni edhe në biseda chat-i. Jeni mbretërit dhe mbretëreshat e fotove të profilit. Fotografia juaj duhet të jetë rreptësishtë seksi, sy-infektues që ju tregojnë në të gjithë shkëlqimin tuaj. Një tjetër gjë nga e cila ju nuk mund të hiqni dorë është përshkrimi juaj, ku shkruani pa pikën e modestisë meritat që keni. Në praktikë, evitoni defekte.

Virgjëresha

Për ju që thellë jeni të turpshme, biseda në chat mund të jetë një litar shpëtimi. Një nga piketat tuaja është gramatika: Dëshironi që ajo të jetë e përsosur. Edhe pse botë virtuale, chat-i është një nga vendet e pakta ku ju arrini të rrëzoni pengesat dhe të flisni për veten. Por për emocionet tuaja nuk flisni as në chat. Dhe kjo është e mirë për shkak se në botën virtuale mund të krijohen shpresa të rreme edhe në dashuri. Një këshillë: Mësojeni veten të mos skuqeni në takimin e pare në jetën reale!

Peshorja

Jeni në mesin e vizitorëve më të shpeshtë të njohjeve online. Keni guxim, zgjidhni fotografi inspiruese për profilin tuaj në chat. Monogamia virtuale nuk është për ju: Pasi ju duhet të keni një listë prej së paku 5 pretendentëve virtuale. Dhe kur keni arritur të dilni me numrin 1 për darkë në një restorant luksoz, në mënyrë spontane merrni telefonin e nisni të organizoni takimin me numrin 2. Dashuria virtuale për ju është sinonim me butësinë. Jeni bujare me komplimentet dhe nuk doni komplikime. Nuk e keni problem të propozoni edhe një histori veç për seks. Por mos harroni se në takimet në jetën reale nuk mund të gënjeni!

Akrepi

Të zbuloni se kush fshihet prapa një llogarie chat-i për ju mund të jetë shumë intriguese. Mosbesimi juaj fillimisht ju shtyn të gënjeni për identitetin tuaj, të cili do ta zbuloni vetëm pasi tjetri të ketë fituar besimin tuaj. Keni shumë besim në intuitën tuaj. Para se të pranoni propozimin e një takimi, ju do ta “bombardoni” tjetrin me pyetje intime dhe personale. Dhe do t’i akuzosh si ndërhyrës dhe të papërshtatshëm nëse ata guxojnë të të bëjnë të njëjtat pyetje. Insistoni për sinqeritet absolut dhe hetoni shumë kohë për t’u siguruar që tjetri është me të vërtetë i sinqertë. Arrini të krijoni një lloj varësie ndaj dashurisë edhe virtuale!

Shigjetari

Ju pëlqen të bëni njohuri të reja në internet, por nuk e tregoni nga frika e mendimit të miqve tuaj snobë. Gjithashtu jeni në mesin e chat-uesve të mirë të Zodiakut: Të sinqertë, miqësorë dhe të këndshëm. Jeni fjalëshumë edhe në chat. Por zakonisht ky është një defekt që ju falet. Nëse jeni çift, menaxhoni me mjeshtëri chati-met e fshehta, por kohëzgjatja e tyre do të jetë e kufizuar. Lutjet nuk do të ju shërbejnë. Jeni gjithmonë në dispozicion dhe t’u takuar në jetën reale. Jeni pasionantë dhe nuk kërkoni seks në takimin e parë, por në qoftë se mendoni se është e vlefshme për të pritur ju jeni të gatshëm që ta thelloni marrëdhënien. Njerëzit në internet janë të bekuar që flasin me juve!

Bricjapi

Ju preferoni joshjen e “modës së vjetër”. Por, në qoftë se e mendoni mirë, një herë e një kohë dërgonim letra dhe fotografi pa e njohur tjetrin. Sot bëhet pak a shumë e njëjta gjë, por me mjete më të shpejta dhe virtuale të transportit! Duke e parë në këtë mënyrë, chat-i është gjithashtu i mundur për ju. Natyrisht, edhe në takimet virtuale ka rregulla të rrepta që sipas jush duhet të ndiqen, që fillojnë nga një fotokopje e letërnjoftimit e deri tek që nuk dëshironi të flisni për seks para se të takoheni në jetën reale.

Ujori

Jeni të regjistruar në të gjitha rrjetet sociale. Për juve të njihni një person në Tinder është si ta kesh njohur në një lokal. Nuk bëni ndonjë dallim. Për të marrë vëmendjen tuaj, duhet t’ju intrigojë me diçka origjinale: Një foto të universit, një frazë motivuese, një fjalim për paqen botërore ose rreth jashtëtokësorëve. Ju nuk keni asnjë tabu. Jo gjithmonë jeni të interesuar për ta njohur dikë në botën “reale”, por në mënyrë që të parandaloni që tjetri të mbetet keq, shpikni diçka që të mund ta largoni spontanisht. Nëse vendosni për të takuar dikë kjo vjen për shkak se ke një interes të vërtetë. Edhe në botën virtuale bëni konfuzion mes miqësisë dhe dashurisë!

Peshqit

Nëse regjistroheni në ndonjë chat këtë e bëni sepse jua ka rekomanduar një mik, pasi ka dëgjuar ankesat tuaja lidhur me faktin se jeni vetëm. Nuk jeni shumë familjare me teknologjinë. Dinamikat e chat-ëve nuk janë të qarta për ju dhe keni tendencë për të besuar gjithçka që është shkruar atje. Sjelljet e tua në chat janë praktikisht shumë sensuale. Fotot e këmbëve të tua të mrekullueshme do të jetë temë e preferuar e bashkëbiseduesve tuaj “shejtanë”. Në këto vende kërkoni shpirtin binjak…por vetëm për një natë!

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments