Home Ballina Bebe Rexha ‘kthen’ në shqip emisionin e famshëm

Bebe Rexha ‘kthen’ në shqip emisionin e famshëm

76
0
SHARE

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ishte e ftuar në emisionin e famshëm “The Jonathan Ross Show” ku ndër të tjera pohoi se di të flasë shqip.

Moderatori i njohur Jonathan Ross në një moment të caktuar gjatë intervistës, e pyeti këngëtaren: “A flet shqip?”

Ndërkohë ylli i muzikës u përgjgigj pa hezitim: “Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?” 

Këngëtarja foli edhe në lidhje me faktin që disa nga stilistët botërorë nuk kanë pranuar ta veshin Bebe Rexhën në evenimente të ndryshme, me justifikimin se ajo është e shëndoshë.

“U kam shkruar stilistëve të mëdhenj dhe ata nuk pranuan të më vishnin sepse më konsiderojnë shumë të shëndoshë. Por mua më pëlqejnë linjat që kam. Megjithatë më lënduan sepse gjatë gjithë jetës sime jam përballur me peshën.”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of