Home Futboll Bayerni përgatit 150 milionë euro për dyshen e talentuar të Ajaxit

Bayerni përgatit 150 milionë euro për dyshen e talentuar të Ajaxit

33
0
SHARE

Kampioni gjerman, Bayern Munich, është i gatshëm t’i shpenzojë deri në 150 milionë euro për dyshen e talentuar të Ajaxit, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

De Jong dhe De Ligt janë dy lojtarët të cilët kanë ngjallur më së shumti interesim te klubet e mëdha evropiane gjatë kohës së fundit. Afati kalimtar i janarit tani është afruar dhe kjo ka bërë që e ardhmja e tyre të vihet në dyshim, transmeton Gazeta Express.

Mundo Deportivo raporton se De Ligt dhe De Jong i kanë thënë drejtorit sportiv të Ajaxit, Marc Overmars, se ata duan të shkojnë në të njëjtin klub. Në Gjermani, Sportbild raportoi në fundjavë se Bayern Munichu i ka përgatitur 150 milionë për këta dy holandezë.

Klubi gjerman është duke tentuar ta bëjë një revolucion në skuadër, dhe ky mund të jetë viti i fundit për lojtarë si Robben, Ribery, Hummels, Javi Martinez dhe Boateng. Kjo do të thotë se ata do t’i kenë rreth 200 milionë euro në dispozicion për t’i shpenzuar.

Gjithashtu, Bayerni dëshiron t’i shpenzojë këto para edhe për ta përforcuar skuadrën në repartin e mbrojtjes. Klubi është interesuar për Benjamin Pavardin, 22-vjeçarin i cili u bë kampion bote me Francën, si dhe Ante Rebicin e Frankfurtit.

Trajneri i Ajaxit, Eric ten Hag, e ka konfirmuar interesimin e klubit gjerman dhe ka thënë se gjashtë klubet e mëdha të Evropës janë pas dy lojtarëve të tij. Për më tepër, ai tha se Bayerni është i gatshëm të paguajë çfarëdo shume të caktuar nga Ajaxi.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of