Ballina Sport Futboll Bayerni në panik, Vidal largohet i lënduar nga stërvitja

Bayerni në panik, Vidal largohet i lënduar nga stërvitja

334
0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, ka ngritur të gjithë në këmbë në Munich.

Ai është larguar nga stërvitja e së dielës për shkak të lëndimit në gju.

Kiliani është ndihmuar fillimisht nga Franck Ribery dhe trajneri i portierëve Toni Tapalovi, pastaj është larguar nga fusha me një veturë të golfit.

Sipas Bild, lëndimi erdhi pasi Vidal humbi ndeshjen e dytë ndaj Sevillas për shkak një shqetësimi në gju.

Gjasat që ish-ylli i Juventusit të mungojë ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit ekzistojnë, por ende nuk ka informata të detajuara.

30-vjeçari është një nga më të mirët në botë aktualisht në rolin e tij dhe mungesa në mesfushë do të thoshte shumë për klubin bavarez.

Vidal ishte shumë i entuziazmuar për shortin ndaj Realit pasi e shikonte si mundësi për t’u hakmarrë Los Blancos për eliminimin e Zonjës së Vjetër.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments