
Bayern Munichu dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e talentit anglez Callum Hudson-Odoi në “Allianz Arena” për 35 milionë euro.
Sky Sport në Gjermani raporton se edhe pse mes palëve është arritur marrëveshja, transferimi i 18-vjeçarit në Bundesligë ende nuk është kompletuar, transmeton Gazeta Express.
Sipas Sky, klubi londinez e ka pranuar ofertën e katërt të kampionit gjerman, e cila i plotëson kushtet e kërkuara nga të kaltrit për ta lëshuar 18-vjeçarin anglez.
Klubet janë pajtuar edhe për shumën e transferimit të adoleshentit, e cila do të jetë 35 milionë euro.
Megjithatë, Chelsea është ende duke tentuar ta bindë Hudson-Odoin të qëndrojë në Londër të paktën deri në verë.