Ballina Sport Futboll Bayern Munich, 3 fitore larg titullit

Bayern Munich, 3 fitore larg titullit

380
0
SHPËRNDAJE

20 pikë diferencë me Schalke 04 kur kanë mbetur edhe 27 pikë në lojë në Bundesliga, Bayern Munich zyrtarisht është tri fitore larg titullit.

Bayern Munichu e ka mposhtur me lehtësi Freiburgun në xhiron e 25, duke shkuar në 20 pikë larg përcjellësit më të afërt, Schalke 04, për t’iu afruar edhe më shumë titullit matematikisht. shkruan Gazeta Express.

Për të besuarit e Jupp Heynckes, të flasësh për renditjen është diçka thjesht për statistikë, pasi vijon distanca prej 20 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt të Schalke 04, apo 21 më shumë sesa Dortmundi e Frankfurti, që renditen në zonën e Championsit, kur luhen edhe 9 javë nga fundi i kampionatit, që do të thotë edhe 27 pikë në lojë.

Pra, Bayerni edhe matematikisht për ta fituar titullin, ka nevojë edhe për tri fitore. Këto nëntë pikë të titullit bavarezët do t’i kërkojnë nga Hamburgu (xhiro 26), RasenBallsport Leipzig (xhiro 27) dhe Borussia Dortmund (xhiro 28).

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments