
Barcelona është e gatshme të bëjë ofertë në vlerë 60 milionë euro për mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentancur.
Sipas Corriere dello Sport, Barca është duke vazhduar ta vëzhgojë Bentancurin dhe do ta vërë në sprovë vendosmërinë e Juves me një ofertë të majme, transmeton Gazeta Express.
Uruguaiani e ka shfrytëzuar për mrekulli mungesën e Sami Khedirës dhe Emre Canit si pasojë e lëndimeve dhe është duke shkëlqyer në mesfushën e Juves këtë sezon.
Tani, kampioni italian është i vendosur t’ia heqë atij klauzolën që i jep të drejtë Boca Juniors t’i arkëtojë 50 për qind të parave nga shitja e tij në të ardhmen.