Ballina Lajme Kosovë Bajrami: Zgjedhjet të pashmangshme

Bajrami: Zgjedhjet të pashmangshme

349
0
SHPËRNDAJE

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është duke qëndruar në “këmbë të qelqit” dhe opozita nuk do të ketë nevojë të angazhohet për të rrëzuar pasi këtë do ta bëjnë ata që janë pjesë e saj.

Kështu ka deklaruar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami. Ajo tha se vendimet e marra në baza politike, mungesa e kuorumeve në seanca e komisioneve janë disa arsyet pse duhet të mbahen sa më shpejt zgjedhjet nacionale.

Sipas saj, ka probleme në mes të partnerëve të koalicionit dhe se të gjitha vendimet e marra deri më tani janë të pastra politike në shërbim të “xhepave” të klasës politike.

“Se sa është Qeveria e fuqishme besoj që e tregojnë numrat e saj, kemi një qeveri e cila qëndron në ‘këmbë të qelqta’, ka vetëm 61 numra kuorumet asnjëherë nuk bëhen nga partitë e koalicionit në seancë ashtu edhe në komisionet funksionale kuorumet janë shumë të vështira për tu bërë, siç raportohet ka probleme në mes të partnerëve të koalicionit”.

“…kjo nuk varet vetëm prej numrave dhe nga ajo çfarë kemi parë vendimet që janë marrë deri më tani nga Qeveria nuk janë vendime të cilat po qojnë në mirëqenien e qytetarëve, janë vendime të cilat janë të pastra politike dhe janë për xhepat e klasës politike e cila janë në qeveri”, tha Bajrami.

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë shprehet e bindur se opozita nuk ka nevojë që ta angazhohet për rrëzimin e Qeverisë, e ardhur në pushtete sipas saj, për zgjidhjen e temave të mëdha e që nuk po mund as të merret me çështje bazike, raporton EO.

“Numri enorm i zëvendësministrave, vendimi për ngritjen e pagave, shpërndarja pa kurrfarë kriteri i mjeteve nga rezervat shtetërore besoj që janë disa nga indikacionet që na tregojnë se sa më shpejtë që kjo qeveri të shkoj dhe të mbahen zgjedhjet të lira dhe demokratike janë më mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës duke mos folur ma tej për temat e mëdha të cilat e presin këtë Qeveri”.

“Në bazë të kauzave për këto tema të mëdha këta kanë ardhur në pushtete dhe nuk po mund t’i adresojnë besoj që nuk ka me pas shumë nevojë për angazhim të opozitës do të jenë pikërisht këta të cilët do e rrëzojnë vetveten”, përfundoi ajo.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments