Ballina Sport Futboll Bacca dëshiron qëndrimin te Villareali

Bacca dëshiron qëndrimin te Villareali

321
0
SHPËRNDAJE

Menaxheri i Carlos Baccas, Sergio Barila thotë se sulmuesi është i lumtur te Villareali dhe dëshiron të qëndrojë në Spanjë, transmeton zeri.info

Bacca është i huazuar te klubi spanjoll nga Milani dhe ka realizuar 12 gola dhe 6 asistime deri më tani këtë edicion.

Gjithashtu Villareali e ka mundësinë e blerjes së reprezentuesit kolumbian në fund të edicionit për 15.5 milionë euro.

“Ai është një lojtar që di si të shënojë gola. Ai ka një instinkt të veçantë në zonë dhe aty ai është më i miri”, deklaroi Barila.

“Ai punon shumë dhe është i aftë që të bëj lojën e tij kur llogaritet në të. Villareali? Trajnerët kanë pasur besim tek ai qysh prej fillimit dhe e kanë lejuar atë që të përqendrohet në fushë. Atij i pëlqen aty dhe ka një mirëkuptim të mirë me lojtarët dhe trajnerët”, shtoi ai.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments