Home Ballina Audio-përgjimi 1/ Edi Rama: Ata maskarenjtë bënë presion

Audio-përgjimi 1/ Edi Rama: Ata maskarenjtë bënë presion

51
0
SHARE

Gazeta gjermane Bild sapo ka publikuar përgjimet e reja. Ato janë pjesë e dosjes 184 dhe kanë të bëjnë me shitblerjen e votave në qarkun e Dibrës.

Biseda e parë e përgjuar që publikohet për herë të parë sot është mes Kryeministrit Edi Rama dhe Arben Keshit, drejtor i Qendrës për të Huajt në Ministrinë e Brendshme. Ai ka qenë i deleguar për zgjedhjet lokale në Dibër.

AUDIO-PERGJIMI NR 1 RAMA-KESHI

Arben Keshi: Po shefi.

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Çfarë do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

Edi Rama: Mirë vllai!

Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

Video:

https://video.syri.net/upload/videos/2019/06/ysnoDq9w9pHNuGCyqtsK_17_964d35e0def9c9d1d716750ab470f1f2_video_360p_converted.mp4?_=3

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of