Ballina Ekonomi ATK paralajmëron masa rigoroze për ata që nuk paguajnë tatimin në paga

ATK paralajmëron masa rigoroze për ata që nuk paguajnë tatimin në paga

367
0
SHPËRNDAJE

Në Administratën Tatimore të Kosovës dje janë prezantuar të gjeturat paraprake nga testimi i Tatimit në të Ardhurat Personale, testim ky i bërë nga ekspertet e Bankës Botërorë dhe të GIZ-it.
Sipas ATK-së, ky testim ka pas për qëllim të hulumtoj qasjet që mund të ndihmojnë në shtimin e efikasitetit në përmbushjen e obligimeve tatimore, përmes informimit të tatimpaguesve në kohë reale për obligimet e tyre tatimore.
ATK njofton se nga ky testim janë nxjerr konkluzione për veprime e mëtutjeshme më qëllim të rritjes së deklarimit dhe pagesës të obligimeve tatimore.
“Përmes këtij informimi-letrave që do të ju dërgohen tatimpaguesve do të ju sqarojmë së mosdeklarimi dhe mospagesa e tatimeve është cilësuar si i paqëllimshëm dhe nëse nuk deklaroni pas këtyre letrave (njoftimeve), ATK do ta cilësojë si zgjidhje të qëllimshme dhe si rrjedhojë tatimpaguesit do të mund ti nënshtrohen kontrollit tatimore, si dhe përballjen me procedurat e parapara me legjislacionin tatimore”, thuhet në një komunikatë të ATK-së.
Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri, e vlerësoi këtë prezantim të bërë dhe kërkoi nga akterët e këtij testimi, të vazhdojnë bashkëpunim me divizionet përgjegjëse brenda ATK-së, në mënyrë që të trajtohen të gjeturat e këtij testimi.
“ATK në vazhdimësi bënë përpjekje që përmes informimit dhe edukimit të rris përmbushjen vullnetare të tatimeve dhe synon që tatimpaguesit i trajtoj si partner në arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në komunikatë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments