Jetë

”Askush nuk jua thote” 5 Sekrete bukurie qe cdo femer duhet ti dije…

Femrat më të bukura të botës dinë truke të vogla, në mënyrë që lëkura e tyre të duket bukur dhe shëndetshëm, pa e rënduar me kimikate. Ja cilat janë sekretet e vogla, por që bëjnë ndryshimet e mëdha në fytyrë…

AVULLI HAP PORET

Pas aplikimit të grimit të rëndë, edhe ju e dini se si poret mund të mbyllen, e atëherë vjen deri te shfaqja e puçrrave.
Në një enë të zakonshme hidhni ujë të ngrohtë dhe çaj mente, peshqirin e vendosni sipër kokës, e fytyrën sipër enës, transmeton supershendeti. Do ta ndieni se si fytyra ju pastrohet.

PASTA E DHËMBËVE I THAN NJOLLAT

 

Kur në pyetje janë njollat apo puçrrat e befasishme, kjo është fshehtësi e shpejtë, të cilën e dinë të gjitha modelet e bukura të botës: në njollat apo puçrrat hidhni pak pastë të dhëmbëve dhe e lini për disa minuta për të ndikuar, më pas e shpëlani.

PINI UJË, qëndroni të hidratuar

Modelet sidomos kanë kujdes rreth asaj se çfarë aplikojnë në lëkurë, por shumë vëmendje i kushtojnë asaj çfarë konsumojnë, përkatësisht përmes ushqimit. Kështu ato përcaktohen për ushqime të shëndetshme dhe nuk e harrojnë ujin, që shpeshherë e quajnë kyçe.

Maskat në kushte shtëpie

Kur të jeni në shtëpi, zgjidhni ndonjë nga prodhimet e maskave për lëkurë “bëje vetë”. Te modelet sidomos janë popullore maskat me avokado dhe mjaltë, pas të cilave lëkura është më me shkëlqim dhe më e freskët. Lejoni vetes një tretman të tillë së paku 1-2 herë në javë. Mund të përdorni plot maska të tjera me fruta, me mjaltë, me vezë, me bimë të ndryshme, vajra etj.

AKULLI NË SHTRËNGIMIN E FYTYRËS

Duket e dhimbshme, por engjëllushet e “Victoria Seret” betohen në fuqinë e akullit, nëse keni nevojë për shtrëngim të shpejtë të akullit, nëse keni nevojë të keni shtrëngim të fytyrës dhe qarkullim të shpejtë të gjakut.
Hidhni pak akull në një enë dhe hidhni ujin, më pas pastrojeni fytyrën me ujin e akullt.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads