Home Magazina Artistë shumë të famshëm që nuk kanë fituar asnjëherë ‘Grammy’

Artistë shumë të famshëm që nuk kanë fituar asnjëherë ‘Grammy’

15
0
SHARE

Dua Lipa me të vërtetë ka bërë historinë në natën e mbrëmshme.

Akademia Amerikane e Muzikës ndan çdo vit çmimet për më të mirët e muzikës gjatë një viti.

E në industrinë shumë të madhe të muzikës botërore, është shumë e vështirë që të depërtohet në një numër të limituar nominimesh për të cilët vendosin kritikë më të mëdhenj të muzikës në botë.

Por, kur një artist bën muzikë të mirë, Akademia nuk lejon pa e vlerësuar artistin në fjalë, shkruan Gazeta Express.

E Dua Lipa ka pasur një vit shumë të suksesshëm gjatë 2018, gjë që tani edhe po i vlerësohet nga profesionistët.

Çmimi për ‘Artistin e Ri më të Mirë’ në Grammy është çmimi më i veçantë që jepet, pasi që një artist ka mundësi që vetëm një herë në karrierë ta fitojë.

Kështu, Dua ka arritur të vlerësohet me dy çmime, derisa disa nga idolët e saj nuk kanë fituar asnjëherë.

Artistë si Katy Perry, e cila është nominuar 13 herë, nuk ka fituar asnjëherë, poashtu edhe reperi Snoop Dogg, i cili numëron 17 nominime por asnjë fitore.

Këngëtarë të tjerë të njohur që nuk kanë fituar asnjherë Grammy janë edhe: Bjork 14, Nas 13, Snoop Dogg 17, Rolling Stones 3, Bob Marley 2, Nicki Minaj 10, Jimi Hendrix, The Spice Girls e madje edhe Tupac Shakur.

Në anën tjetër, Stevie Wonder është artisti me më së shumti Grammy të fituar, gjithsej 25 ndërsa nga femrat më e vlerësuara është Beyonce me 23 Grammys.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of